Procedurat dhe rregullat për zbatimin e programit të riintegrimit social

NJOFTIM

Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive në zbatim të Ligjit Nr.15/2019, “Për nxitjen e punësimit” i ndryshuar dhe të VKM Nr.401, datë 19.6.2024 “Për përcaktimin e procedurave, kritereve dhe rregullave për zbatimin e programit të nxitjes së punësimit nëpërmjet riintegrimit social” , Kreu V “Procedurat dhe rregullat për zbatimin e programit të riintegrimit social” pika 1 dhe 2 , njofton shpalljen e aplikimeve për Organizatat e Shoqërisë Civile të cilat kandidojnë për zbatimin e këtij programi me fondet e akorduara nga Buxheti i Shtetit për vitin 2025 në Zërin “Programe të Nxitjes së Punësimit”.
Organizatat e Shoqërisë Civile të interesuara do të aplikojnë nëpërmjet shërbimeve të dedikuara online në portalin qeveritar e-Albania në seksionin e shërbimeve “PUNA” në shërbimin elektronik “Kërkesë për pjesëmarrje në programin e riintegrimit social”.

Afati për përfshirje në program fillon nga data e publikimit të Njoftimit në Buletinin e Njoftimeve Publike të APP-së.

Bashkëlidhur buletini.