Në zbatim të ligjit nr.152/2013, “Për nëpunësin civil”, të ndryshuar, Kodit Zgjedhor të Republikës
së Shqipërisë, të ndryshuar, vendimit nr. 9, datë 24.12.2020, të Komisionit Rregullator pranë
Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, udhëzuesit nr.15, datë 15.01.2025 të Komisionerit për
Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil, Shërbimi i Burimeve Njerëzore dhe Trajtimit të Deputetëve
(Njësia Përgjegjëse) vendosi:
1. Pezullimin e procedurave të rekrutimit, të shpallura në faqen zyrtare të Kuvendit të
Shqipërisë përgjatë periudhës së fushatës zgjedhore nga data 11.04.2025-12.05.2025.
2. Të gjitha procedurat e rekrutimit do të rinisin duke filluar nga data 12.05.2025, në fazën
ku janë ndërprerë.