Komiteti i Pranimit në përputhje me përcaktimet e ligjit 152/2013, ”Për Nëpunësin Civil” të ndryshuar dhe VKM-së nr. 243 datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” të ndryshuar,
KONSTATOI:
Për vendin e lirë të publikuar përkatësisht:
– Për 1 (një) vend në pozicionin “ Auditues i Dytë “ në Departamentin e Auditimit të Institucioneve të Sigurisë dhe Pronës Publike – diplomuar minimumi në Master Profesional në Inxhinieri Ndërtimi/Gjeodezi/Hidroteknikë, morën pjesë kandidatët:
1. Daniela Lleshaj
2. Flora Muça
Procedura mbyllet pa fitues pasi asnjë nga kandidatët nuk ka marrë pikët e nevojshme për të kaluar në fazën tjetër të konkurrimit
Ankesat për rezultatet e testimit me shkrim mund të bëhen brenda 5 ditëve kalendarike pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore në Kontrollin e Lartë të Shtetit.