Komiteti i Pranimit në përputhje me përcaktimet e ligjit 152/2013, ”Për Nëpunësin Civil” të ndryshuar dhe VKM-së nr. 243 datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” të ndryshuar,
KONSTATOI:
Për vendin e lirë të publikuar përkatësisht:
– 1 (një) vend në pozicionin “Auditues i Parë/Specialist” në Drejtorinë e Komunikimit, Botimit dhe Marrëdhënieve me Jashtë – diplomuar në Master i Shkencave në Marrëdhënie Ndërkombëtare, mori pjesë kandidati:
Andi Hysa
Ka marrë pikët e nevojshme për të kaluar në fazën e intervistës së strukturuar me gojë kandidati:
Andi Hysa
Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet më datë 03.04.2025 ora 11:30, në ambientet e KLSH-së.
Ankesat për rezultatet e testimit me shkrim mund të bëhen brenda 5 ditëve kalendarike pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore në Kontrollin e Lartë të Shtetit.