Në zbatim të nenit 22, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe Vendimit nr. 243, datë 18.03.2015, të Këshillit të Ministrave, “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar, Autoriteti i Mediave Audiovizive njofton se:
Nga verifikimi paraprak i kandidatëve me procedurën e pranimit në kategorinë ekzekutive, për përmbushjen e kërkesave të përgjithshme dhe të veçanta, në shpalljen për konkurrim, për pozicionin Specialist në Sektorin e Çështjeve të Marrëdhënieve me Jashtë, Drejtoria e Integrimit dhe Legjislacionit Ndërkombëtar, Kategoria e pagës IV-1, janë kualifikuar për të vazhduar konkurrimin me anë të procedurës së pranimit nga jashtë shërbimit civil:
– Z. Aleksandër Lamaj
– Znj. Suzana Halili
Konkurrimi do të kryhet më datë 09.04.2025, ora:14.00 pranë ambienteve të Autoritetit të Mediave Audiovizive.