Njësia Përgjegjëse, pranë Zyrës së Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar Kreu V – “Lëvizja paralele dhe Ngritja në detyrë”, nenit 26 si dhe të pikës 24, të Kreut III, të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.242, datë 18.03.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar, njofton se për pozicionin:
“Inspektor ” 1 (një) në Drejtorinë e Monitorimit të Programeve të Transparencës, në Drejtorinë e Përgjithshme për të Drejtën e Informimit, pranë KDIMDP-së. Kategoria e pagës III-1.
Kandidatet e kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurrimit janë:
- Paola Mujo (ngritje në detyrë)
A. Testimi me shkrim do të zhvillohet në datën 26.03.2025 ora 11:00 (pasi data 24.03.2025 pushim zyrtar), në ambjentet e Zyrës së Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, adresa RR “Abdi Toptani, ND.5,Tiranë ”
B. Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet në datën 27.03.2025