KONTROLLI I LARTË I SHTETIT, VERIFIKIM PARAPRAK

Drejtoria e Burimeve Njerëzore, në zbatim të përcaktimeve të ligjit 152/2013, “Për Nëpunësin Civil” të ndryshuar, VKM-së nr. 243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” të ndryshuar, ka zhvilluar verifikimin paraprak të kandidatëve për pozicionin vakant në KLSH të shpallur me Urdhrin e Brendshëm të Kryetarit të KLSH nr. 28, datë 25.02.2025 për:

– 1 (një) vend në pozicionin “Auditues i Dytë“ në Departamentin e Auditimit të Institucioneve të Sigurisë dhe Pronës Publike – diplomuar minimumi në Master Profesional në Inxhinieri Ndërtimi/Gjeodezi/Hidroteknikë.

Në përfundim të procesit të verifikimit,

KONSTATOI:

Për 1 (një) vend në pozicionin “Auditues i Dytë “ në Departamentin e Auditimit të Institucioneve të Sigurisë dhe Pronës Publike, plotësojnë kriteret e kërkuara për të vazhduar konkurrimin kandidatët:

1. Daniela Lleshaj

2. Flora Muça

Testimi me shkrim për pozicionin e mësipërm do të zhvillohet më datë 01.04.2025, ora 11:00 në ambientet e KLSH-së.

Ankesat për rezultatet e verifikimit paraprak të bëhen brenda 5 ditëve kalendarike pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore.