Në zbatim të nenit 21, 22, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe Vendimit nr.243, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar, Autoriteti i Mediave Audiovizive njofton se:
Nga verifikimi paraprak i kandidatëve për procedurën e pranimit në kategorinë ekzekutive, për përmbushjen e kërkesave të përgjithshme dhe të veçanta, në shpalljen për konkurrim, për pozicionin Specialist në Sektorin e Inspektimeve, Drejtoria e Inspektimit dhe Mbikëqyrjes, Kategoria e pagës IV-1, është kualifikuar për të vazhduar konkurrimin me anë të procedurës së pranimit në shërbimit civil:
– Z. Armid Tauzi
Konkurrimi do të kryhet më datë 26.03.2025 ora 11.00 pranë ambienteve të Autoritetit të Mediave Audiovizive.