KËSHILLI I QARKUT VLORË, VERIFIKIM PARAPRAK

Në bazë të Ligjit Nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, VKM – së 243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” i ndryshuar si dhe shpalljes Nr. 191 Prot, datë 29.01.2025 për lëvizjen paralele dhe pranimin në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive “Specialist i Protokoll – Arkivës dhe Burimeve Njerëzore”, Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore në institucionin e Këshillit të Qarkut Vlorë pas përfundimit të afatit për dorëzim dokumentacioni për procedurën e pranimit në shërbimin civil, Ju bën me dije se:

– Për pozicionin “Specialist i Protokoll – Arkivës dhe Burimeve Njerëzore” në Këshillin e Qarkut Vlorë, kandidatët e kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurrimit janë:

  • znj. Anila Hitaj
  • znj. Erinda Bubeqi

Vlerësimi me shkrim do të zhvillohet më datë 17.03.2025, ora 10:00, kurse intervista e strukturuar me gojë do të kryhet më datë 18.03.2025, ora 10:00, në ambientet e institucionit të Këshillit të Qarkut Vlorë.