Në mbështetje të Ligjit nr.7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë” (i ndryshuar), V.K.M nr. 19, datë 09.01.2025 “Për përcaktimin e numrit të punonjësve me kontratë të përkohshme, për vitin 2025, në Njësitë e Qeverisjes Qendrore”, V.K.M nr. 326, datë 31.05.2023 “Për pagat e punonjësve mbështetës dhe punonjësve të tjerë të specialiteteve të ndryshme në disa institucione të administratës publike”, njësia përgjegjese e burimeve njerëzore, shpalli procedurën e konkurimit për pozicionin: “Punonjës arkive”, 1 (një), në Sektorin e Shërbimeve dhe Financës, në Drejtorinë e Shërbimeve të Brendshme dhe Financës, pranë Zyrës së Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjes së të Dhënave personale, me kontratë për përkohshme (6 h/ditë) për vitin 2025, kategoria VI, sipas VKM nr. 326, datë 31.05.2023.
Për arsye të mosplotësimit të kritereve të aplikantes për pozicionin e shpallur, njësia përgjegjëse e menaxhimit të burimeve njerëzore, vendosi të mosvijojë me fazat e tjera të konkurrimit, duke mbyllur këtë procedurë.
Procedura do të rishpallet përsëri.