Kontrolli i Lartë i Shtetit njofton se Komiteti i Përhershëm i Pranimit, në zbatim të përcaktimeve të ligjit nr. 154/2014, datë 27.11.2014 “ Për organizimin dhe funksionimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit”, ligjit nr. 152/2013 “Për Nëpunësin Civil” të ndryshuar, si dhe VKM-së nr. 243 datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” të ndryshuar, në përfundim të procedurave të ndjekura për plotësimin e vendeve të lira në KLSH,
VENDOSI:
Për vendin e lirë të shpallur përkatësisht për:
– 1 (një) vend në pozicionin “Auditues i Dytë” në Departamentin e Auditimit të Teknologjisë së Informacionit – diplomuar minimumi në Master Profesional në Shkenca Juridike, procedura mbyllet pa fitues.
Komiteti i Pranimit në përputhje me përcaktimet e ligjit 152/2013, ”Për Nëpunësin Civil” të ndryshuar dhe VKM-së nr. 243 datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” të ndryshuar,
KONSTATOI:
Për vendin e lirë të publikuar përkatësisht për:
– 1 (një) vend në pozicionin “Auditues i Parë” në Departamentin e Auditimit të Shoqërive Publike dhe Investimeve të Huaja – diplomuar në Master Shkencor në Shkenca Ekonomike, në testimin me shkrim mori pjesë kandidati:
Eldi Çuko
Procedura mbyllet pa fitues pasi kandidati nuk ka marrë pikët e nevojshme për të kaluar në fazën tjetër të konkurrimit.
Ankesat për rezultatet përfundimtare mund të bëhen brenda 5 ditëve kalendarike pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore në Kontrollin e Lartë të Shtetit.