Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive (AKPA), në përputhje me Marrëveshjen e Bashkëpunimit të nënshkruar ndërmjet Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive (AKPA) dhe Operatorit të Blerjeve të Përqëndruara (OBP), me objekt “Për vendosjen e bashkëpunimit me qëllim angazhimin e personave të papunë në kontrata publike në kuadër të procedurave të prokurimit që kryhen nga OBP”, në mbështje të ligjit nr. 162/2020 “Për prokurimin publik” i ndryshuar, ligjit nr. 15/2019 “Për nxitjen e punësimit” i ndryshuar, si edhe të ligjit nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”, njofton të gjithë punëdhënësit operatorët ekonomikë të interesuar se:
- mund të paraqesin kërkesat e tyre për plotësimin e “Kriterit të Punësimit” siç është përcaktuar në Dokumentet Standarde të Tenderit nga OBP;
- kërkesat duhet të dorëzohen përmes e-mail-it në adresën kontakt@akpa.gov.al;
- ju lutemi të specifikoni në mënyrë të qartë kriteret dhe aftësitë që kërkohen për vendet e lira të punës dhe për kandidatët punëkërkues të papunë që do të punësohen nga strukturat rajonale dhe vendore të AKPA.
Për çdo informacion të mëtejshëm, jemi të gatshëm për të ofruar sqarime dhe mbështetje të nevojshme.