Në mbështetje të ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësit civil” i ndryshuar, VKM-së nr.242 datë 18.03.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese“, i ndryshuar, po ju dërgojmë për publikim në portalin Agjensia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive, njoftimin për verifikimin paraprak të lëvizjes paralele për kategorinë si më poshtë:
Në kategorinë e ulët drejtuese
Përgjegjës në Sektorin e Biznesit, Drejtoria e Taksave dhe Tarifave Vendore.
Në përfundim të afatit të dorëzimit të dokumentacionit, pas verifikimit paraprak rezulton se nuk është paraqitur asnjë kandidat që plotëson kushtet për lëvizjen paralele.
Për sa më lart plotësimi i këtij pozicioni do të vazhdoj me procedurën e Ngritjes në Detyrë sipas njoftimit në shpalljen e këtyre pozicioneve.