ZYRA E INSPEKTORIT TË LARTË TË DREJTËSISË, VERIFIKIM PARAPRAK

Në zbatim të nenit 22, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, të Kreut IV, të VKM nr. 243, datë 18.3.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar, njësia përgjegjëse e burimeve njerëzore e Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, në përfundim të afatit të ankimit, për përmbushjen e kushteve për pranim në shërbim civil dhe kritereve të veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, njofton se, për pozicionin:

 

· 1 (një) Specialist (Arkiv/Protokoll) në Sektorin e Arkiv Protokollit, në Drejtorinë Ekonomike dhe Shërbimeve Mbështetëse, pranë Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë -Klasa IV-1.

 

Kandidati/kandidatët i/e kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurrimit është/janë:

 

· Klaudia Kroqi

· Stelina Hasani

 

Testimi me shkrim do të zhvillohet në datë 03.03.2025, ora 10:00 , në ambientet e Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, Bulevardi”Dëshmorët e Kombit”, Sheshi “Nënë Tereza”, Tiranë.

 

Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet në datën 03.03.2025, ora 12:30 në ambientet e Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, Bulevardi”Dëshmorët e Kombit”, Sheshi “Nënë Tereza”, Tiranë.