Në zbatim të nenit 25, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe Vendimit nr.243, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar, Autoriteti i Mediave Audiovizive njofton se:
Nga verifikimi paraprak i kandidatëve me procedurën e lëvizjes paralele në kategorinë ekzekutive, për përmbushjen e kërkesave të përgjithshme dhe të veçanta, në shpalljen për konkurrim, për pozicionin Specialist, në Sektorin e Legjislacionit Europian dhe Integrimit në BE, Drejtoria e Integrimit dhe Legjislacionit Ndërkombëtar, Kategoria e pagës IV-1 është kualifikuar për të vazhduar konkurrimin:
Znj. Anisa Gorica
Konkurrimi (Intervista) do të kryhet më datë 03.03.2024, ora 09.30 pranë ambienteve të Autoritetit të Mediave Audiovizive.