Drejtoria e Burimeve Njerëzore, në zbatim të përcaktimeve të ligjit 152/2013, “Për Nëpunësin Civil” të ndryshuar, VKM-së nr. 243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” të ndryshuar, ka zhvilluar verifikimin paraprak të kandidatëve për pozicionin vakant në KLSH të shpallur me Urdhrin e Brendshëm të Kryetarit të KLSH nr. 18, datë 21.01.2025 për,
– 1 (një) vend në pozicionin “Auditues i Parë” në Departamentin e Auditimit të Shoqërive Publike dhe Investimeve të Huaja – diplomuar në Master Shkencor në Shkenca Ekonomike.
Në përfundim të procesit të verifikimit,
KONSTATOI:
Për pozicionin “Auditues i Parë” në Departamentin e Auditimit të Shoqërive Publike dhe Investimeve të Huaja, plotëson kriteret e kërkuara për të vazhduar konkurrimin kandidati:
1. Eldi Çuko
Testimi me shkrim për pozicionin e mësipërm do të zhvillohet më datë 25.02.2025, ora 10:30 në ambientet e KLSH-së.