Mbi rezultatet e verifikimit dhe listën përfundimtare të kandidatëve për pozicionin vakant “Ndihmës Komisioner në Seksionin e Mekanizmit për Parandalimin e Torturës, Trajtimit ose Dënimit të Egër Çnjerëzor ose Poshtërues” . Kategoria e pagës II – 1 .
Në zbatim të nenit 26 të ligjit nr.152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar si dhe të Kreut II, dhe III të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 242, datë 18.3.2015 “Për Plotësimin e Vendeve të Lira në Kategorinë e Ulët dhe të Mesme Drejtuese”, i ndryshuar, në përfundim të afatit kohor njësia përgjegjëse pranë Institucionit të Avokatit të Popullit :
Njofton:
Për procedurën e Lëvizjes Paralele janë kualifikuar për të vazhduar fazën e mëtejshme të konkurimit kandidatet:
1. Znj. Anxhela Tato
2. Znj. Julinda Mansaku
Intervista do të zhvillohet në datën 17. 02. 2025, ora 12:00 në ambientet e Institucionit të Avokatit të Popullit.