Shkolla e Magjistraturës, në zbatim të Kreut V, neni 25, të ligjit nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, (i ndryshuar) si edhe Kreut VII të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 243, datë 18.3.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, në përfundim të fazës së vlerësimit të kandidatëve për konkursin e zhvilluar për lëvizje paralele njofton se:
Në vijim të njoftimit të datës 22.1.2025 për plotësimin e vendit vakant “Specialist arkive”, ju bëjmë me dije datën e zhvillimit të intervistës së strukturuar me gojë, si më poshtë:
- intervista me gojë do të zhvillohet në datën 27.1.2025, ora 10.00, në mjediset e Shkollës së Magjistraturës.