Kontrolli i Lartë i Shtetit, Rezultatet e Verifikimit Paraprak

Drejtoria e Burimeve Njerëzore, në zbatim të përcaktimeve të ligjit 152/2013, “Për Nëpunësin Civil” të ndryshuar, VKM-së nr. 243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” të ndryshuar, ka zhvilluar verifikimin paraprak të kandidatëve për pozicionin vakant në KLSH të shpallur me Urdhrin e Brendshëm të Kryetarit të KLSH nr. 121, datë 21.11.2024 për:

 

– 1 (një) vend në pozicionin “Auditues i  Parë” në Departamentin e Auditimit të Shoqërive Publike dhe Investimeve të Huaja – diplomuar në Master Shkencor në Energjetikë/Inxhinieri Mjedisi.

 Në përfundim të procesit të verifikimit,

 KONSTATOI:

Për pozicionin “Auditues i Parë” në Departamentin e Auditimit të Shoqërive Publike dhe Investimeve të Huaja, plotëson kriteret e kërkuara për të vazhduar konkurrimin kandidati:

Jola Proko

 Testimi me shkrim për pozicionet e mësipërme do të zhvillohet më datë 31.12.2024, ora 09:00 në ambientet e KLSH-së.

Ankesat për rezultatet e verifikimit paraprak të bëhen brenda 5 ditëve kalendarike pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore.