Në mbështetje dhe zbatim të nenit 32 e vijues të Ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”,
i ndryshuar, si dhe të Kreut III, VIII të Vendimit nr. 118, datë 05/03/2014 “Për procedurat
e emërimit, rekrutimit, menaxhimit dhe përfundimit të marrëdhënies në shërbimin civil të
nivelit të lartë drejtues dhe të anëtarëve të TND-së”, ndryshuar me VKM nr.388 date
06.05.2015 “Për disa ndryshime dhe shtesa në VKM nr. 118, datë 05/03/2014”, si dhe të
Kreut II, të Vendimit nr. 242, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, Njësia e
Menaxhimit të Burimeve Njerëzore në Bashkinë Mat në përfundim të verifikimit paraprak
të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve për pranim në kategorinë e lartë drejtuese, si
dhe kërkesave të posaçme të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, njofton se për
pozicionin:
- Sekretar i Përgjithshëm në Bashkinë Mat
Kategoria e pagës I-5
Kandidatët e kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të vlerësimit janë:
1. Elson Reçi
Testi me shkrim dhe intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet më datë 13.01.2025
ora 10:00, në mjediset e Bashkisë Mat.