Në zbatim të nenit 26, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, të Vendimit Nr. 242, datë 18/03/2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, të Këshillit të Ministrave, Njësia e Menaxhimit te Burimeve Njerëzore pranë Bashkisë Pogradec, njofton se:
Në përfundim të procedurës së konkurimit për pranimin për ngritjen në detyrë për pozicionin:
1 (Një) Pozicion – “ Drejtor ”, Drejtoria e Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve Mbështetëse, Klasa II, Kategoria II-2
Njofton se:
Kandidati fitues i pozicionit të lirë është: Znj. Laura Elmasllari
Në zbatim të nenit 22 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar dhe VKm-së nr. 243, datë 18.03.2015” Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, të Këshillit të Ministrave, Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore pranë Bashkisë Pogradec, njofton se:
Në përfundim të procedurës së konkurimit për pranimin në shërbimin civil për pozicionin:
- 2 (dy) pozicione – Specialist për emergjencat civile dhe shërbimit social, Sektori i Emergjencave Civile dhe Strehimit Social, Drejtoria e Emergjencave, Strehimit dhe Administrimit të Tokës bujqësore në NJ.A , Transportit dhe Shërbimeve , Kategoria 4, Klasa 4
Kandidatët fitues janë:
- Marin Isallari
- Uendi Simaku
Në zbatim të nenit 22 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar dhe VKm-së nr. 243, datë 18.03.2015” Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, të Këshillit të Ministrave, Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore pranë Bashkisë Pogradec, njofton se:
Në përfundim të procedurës së konkurimit për pranimin në shërbimin civil për pozicionin :
- 2 ( dy ) pozicione – Specialist për pyjet, Sektori i Menaxhimit Pyjor, Drejtoria e Shërbimit dhe Mbrojtjes së Pyjeve dhe Kullotave, Kategoria IV, Klasa 4.
Kandidatët fitues janë:
- Arben Braho
- Markeljan Velillari
Në zbatim të nenit 26, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, si dhe të Kreut III të VKM-së nr.242, datë 18/03/2015, “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, ju bëjmë me dije për konkurimin e zhvilluar për procedurën ngritje në detyrë për pozicionin:
1 (një) Pozicion – Përgjegjës në Sektorin e Menaxhimit Pyjor, Drejtoria e Shërbimit dhe Mbrojtjes së Pyjeve dhe Kullotave, Kategoria e pagës III, Klasa 3.
Kandidati fitues është:
- Kledi Lufo