Në zbatim të nenit 26, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të Kreut III, të Vendimit Nr. 242, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese ”, Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore në Bashkinë Shijak, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve dhe kërkesave të veçanta të shpallura në shpalljen për konkurrim, njofton se
- kandidati i kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të vlerësimit për proçedurën e ngritjes në detyrë për pozicionin Përgjegjës në Sektorin e Planifikimit dhe Kontrollit të Zhvillimit të Territorit , është :
- Ambra Beqiri
Testimi me shkrim do të zhvillohet , në ambjentet e Bashkisë Shijak , me datë 12.12.2024 ora 12.oo , kandidatët të cilët kanë grumbulluar në vlersimin me shkrim më shumë se gjysmën e pikëve do të kalojnë në intervistën e strukturuar me gojë.