Në zbatim nenit 22 të Ligjit nr.152/2013, “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, si dhe të pikës 4, të Kreut IV, të VKM-së nr.243 datë 18.03.2015, “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”.
Njësia Përgjegjëse në Institucionin e Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi, në përfundim të afatit për pranimin e dokumentave dhe verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të lëvizjes paralele dhe kërkesave të veçanta të shpallura në shpalljen për konkurim, njofton se për pozicionin:
- Specialist i Pritjes së Ankesave në zyrën Rajonale Shkodër – Drejtoria e Pritjes së Ankesave- kategoria e pages IV-2.
Nuk është paraqitur asnjë kanditaturë për proçedurën e lëvizjes paralele.
Për sa më sipër njoftojmë kandidatët se konkursi është i hapur për proçedurën e pranimit në Shërbimin civil.
Të gjithë kandidatët që kanë aplikuar për proçedurën e pranimit në shërbimin civil, kategoria ekzekurive, në lidhje me listën e kandidatëve që kanë plotësuar kritetet për të vazhduar fazën e dytë të vlerësimit, datën dhe vendin ku do të zhvillohet konkurrimi, do të njoftohen nëpërmjet faqes së KMD-së dhe portalit “Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive”.