INSTITUTI I STATISTIKAVE, REZULTATET E VERIFIKIMIT PARAPRAK

Në zbatim të nenit 25, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të pikës 9, të kreut VII, të Vendimit nr. 243, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, në përfundim të verifikimit të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të lëvizjes paralele dhe kërkesave të veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, Instituti i Statistikave, ju njoftojnë se për pozicionin:

  • 1 (një) Specialist në Sektorin e Statistikave të Popullsisë në Drejtorinë e Statistikave Sociale, klasa e pagës IV-1.
  • 1 (një) Specialist në Sektorin e Statistikave të Konsumit të Familjeve në Drejtorinë e Statistikave Sociale, klasa e pagës IV-1.

 

Kandidati i kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurrimit është:

– Katerina Jano

Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet në datën 27.11.2024, ora 11:00 në ambjentet e Institutit të Statistikave, Tiranë