AVOKATI I POPULLIT, SHPALLJE FITUESI

Në zbatim të nenit 26 të Ligjit nr.152/2013, “Për Nëpunësin Civil”, i ndryshuar si dhe të Kreut II dhe të III-të të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.242, datë 18.03.2015 “Për Plotësimin e Vendeve të Lira në Kategorinë e Ulët dhe të Mesme Drejtuese”, i ndryshuar, njësia përgjegjëse pranë Institucionit të Avokatit të Popullit :

Njofton:

 Në përfundim të procedurës për Ngritje në Detyrë në Kategorinë e Ulët dhe të Mesme Drejtuese, njësia përgjegjëse pranë Institucionit të Avokatit të Popullit vijoi me procedurën e testimit.

Nga testimi i zhvilluar në datë 15. 11. 2024 për pozicionin vakant, “Përgjegjës i Sektorit të Burimeve Njerëzore”, në Drejtorinë e Financës Shërbimeve dhe    Pritjes së Qytetarëve, u shpall fitues kandidati,

Keid Kalaja