Në zbatim të nenit 22 dhe të nenit 25, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, të Vendimit Nr. 243, datë 18/03/2015, “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” të Këshillit të Ministrave, Njësia e Menaxhimit te Burimeve Njerëzore pranë Bashkisë Pogradec shpall procedurat e lëvizjes paralele dhe të pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive, për pozicionin:
- 2 ( dy) pozicione – Specialist për pyjet, Sektori i Menaxhimit Pyjor, Drejtoria e Shërbimit dhe Mbrojtjes së Pyjeve dhe Kullotave, Kategoria IV, Klasa 4.
- 2 (dy) pozicione – Specialist për emergjencat civile dhe shërbimit social, Sektori i Emergjencave Civile dhe Strehimit Social, Drejtoria e Emergjencave, Strehimit dhe Administrimit të Tokës bujqësore në NJ.A , Transportit dhe Shërbimeve , Kategoria 4, Klasa 4 .
Në zbatim të nenit 26, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, të Vendimit Nr. 242, datë 18/03/2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, të Këshillit të Ministrave, Njësia e Menaxhimit te Burimeve Njerezore pranë Bashkisë Pogradec shpall proçedurat e lëvizjes paralele, ngritjes në detyrë për pozicionin :
- 1 (Një) Pozicion – Drejtor në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve Mbështetëse, Klasa II, Kategoria II-2.
Në zbatim të nenit 26, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, të Vendimit Nr. 242, datë 18/03/2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, të Këshillit të Ministrave, Njesia e Menaxhimit te Burimeve Njerezore pranë Bashkisë Pogradec shpall proçedurat e lëvizjes paralele, ngritjes në detyrë për pozicionin :
Për të gjitha proçedurat (lëvizje paralele, ngritje në detyrë) aplikohet në të njëjtën kohë!
- 1 (një) Pozicion – Përgjegjës në Sektorin e Menaxhimit Pyjor, Drejtoria e Shërbimit dhe Mbrojtjes së Pyjeve dhe Kullotave, Kategoria e pagës III, Klasa 3.
PER ME TEPER KLIKONI NE LINKUN BASHKENGJITUR:Pergjegjes Sektori Pyjet Shpallje Drejtor i Burimeve njerëzore Specialist për emergjencat civile dhe strehimin social (1) Specialist per pyjet