Kontrolli i Lartë i Shtetit, Rezultatet e Verifikimit Paraprak

Drejtoria e Burimeve Njerëzore, në zbatim të përcaktimeve të ligjit 152/2013, “Për Nëpunësin Civil” të ndryshuar, VKM-së nr. 243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” të ndryshuar, ka zhvilluar verifikimin paraprak të kandidatëve për pozicionin vakant në KLSH të shpallur me Urdhrin e Brendshëm të Kryetarit të KLSH nr. 102, datë 21.10.2024 për:

 

  • 1 (një) vend në pozicionin “Auditues i Lartë” në Departamentin e Auditimit të Teknologjisë së Informacionit  – diplomuar në Master Shkencor në Shkenca Kompjuterike.

 

Në përfundim të procesit të verifikimit,

 

KONSTATOI:

 

Për pozicionin “Auditues i  Lartë” në Departamentin e Auditimit të Teknologjisë së Informacionit, plotësojnë kriteret e kërkuara për të vazhduar konkurrimin kandidatët:

 

 

  1. Edsi Mënaj
  2. Klej Dora
  3. Marlin Mitku
  4. Rodjan Alimerkaj

 

 

Testimi me shkrim për pozicionet e mësipërme do të zhvillohet më datë 26.11.2024, ora 11:00 në ambientet e KLSH-së.

 

Ankesat për rezultatet e verifikimit paraprak të bëhen brenda 5 ditëve kalendarike pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore.