Në zbatim të nenit 22 dhe të nenit 25, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, të Vendimit Nr. 243, datë 18/03/2015, “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, Njësia e Menaxhimit te Burimeve Njerëzore pranë Bashkisë Pogradec njofton se:
Nga verifikimi i kryer pranë sektorit të arkiv – protokollit dhe Sektorit të Burimeve Njerëzore, rezulton se NUK është paraqitur asnjë aplikim për lëvizje paralele, për këtë procedurë nga nëpunës civilë të së njëjtës kategori,vazhdon procedura për pranimin në shërbimin civil, në të gjitha insitucionet pjesë e shërbimit civil për pozicionin si më poshtë:
- 1 (Një) Pozicion – “Specialist për prokurimet publike” , pranë Sektorit të Prokurimeve Publike, Drejtoria e Çështjeve Juridike dhe Prokurimeve Publike, Kategoria e pagës IV, klasa 2.
Në zbatim të nenit 22 dhe të nenit 25, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, të Vendimit Nr. 243, datë 18/03/2015, “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive, Njësia e Menaxhimit te Burimeve Njerëzore pranë Bashkisë Pogradec njofton se:
Nga verifikimi i kryer pranë sektorit të arkiv – protokollit dhe Sektorit të Burimeve Njerëzore, rezulton se NUK është paraqitur asnjë aplikim për lëvizje paralele, për këtë procedurë nga nëpunës civilë të së njëjtës kategori,vazhdon procedura për pranimin në shërbimin civil, në të gjitha insitucionet pjesë e shërbimit civil për pozicionin si më poshtë:
- 2 (Dy) Pozicione – “Specialist për integrimin europian” , pranë Njësisë për Integrimin Europian, Kategoria e pagës IV, klasa 4.