- 1 ( një) “Specialist”, në Sektorin e Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë, në Drejtorinë e Çështjeve Juridike dhe Integrimit Kategoria e pagës IV-1.
Njësia Përgjegjëse, pranë Zyrës së Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar Kreu V – “Lëvizja paralele dhe Ngritja në detyrë”, nenit 26 dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.242, datë 18.03.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese ”, i ndryshuar, Kreu V , “Lëvizja paralele brenda së njejtës kategori ” dhe “Ngritja në detyrë”, njofton, se në përfundim të afatit për pranimin e dokumentave dhe verifikimin paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të lëvizjes paralele dhe kërkesave të veçanta të shpallura në shpalljen për konkurrim, për pozicionin e shpallur, deri në datën 11.11.2024, nuk është paraqitur asnjë kandidaturë/nuk ka kandidatë të kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurrimit.
Për këtë arsye kalohet në procedurën e pranimit nga jashtë shërbimit civil
Vëmendje!! Duke filluar pas datës 15 Nëntor 2024, do të njoftohen nëpërmjet faqes së KDIMDP-së, të gjithë kandidatët që kanë aplikuar (deri në datë 15.11.2024), për procedurën e pranimit nga jashtë shërbimit civil, mbi listën e kandidatëve që kanë plotësuar kriteret për të vazhduar fazën e dytë të vlerësimit, datën dhe vendin ku do të zhvillohet konkurrimi.