Në mbështetje dhe zbatim të neneve 21 dhe 22 të ligjit nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshua, pikave 2, 3, 4 dhe 6, kreu IV i vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 243, datë 18.3.2015, “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar, njësia përgjegjëse e burimeve njerëzore pranë Institucionit të Presidentit të Republikës, në përfundim të afatit ligjor, njofton se për procedurën e pranimit në shërbimin civil, për pozicionin:
- “Specialist” në Sektorin e Marrëdhënieve me Jashtë, Diasporën dhe Shërbimeve Ceremoniale, Drejtoria e Marrëdhënieve me Jashtë, Diasporën dhe Shërbimeve Ceremoniale, klasa e pagës IV-1, niveli i kualifikimit 1 ose 2,
Kualifikohet në fazën e dytë të konkurrimit, zonja Gerta Papajorgji.
Testimi me shkrim do të zhvillohet në datën 25.11.2024, ora 11:00 dhe intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet në datën 25.11.2024, ora 12:00, pranë ambienteve të Institucionit të Presidentit të Republikës.