BASHKIA FINIQ, REZULTATET E VERIFIKIMIT PARAPRAK

 

Në zbatim të nenit 22 dhe të nenit 25, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”i ndryshuar , si dhe të Kreut II, IV dhe  VII të VKM nr. 243, datë 18/03/2015, Drejtoria e Burimeve  Njerëzore e Bashkisë Finiq, në përfundim te verifikimit të  kandidatëve për përmbushjen e kushteve të “Për pranim në shërbimin civil” dhe kërkesave të posacme të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, njofton se për  pozicionin:

 

  • Specialist IE pranë Njësisë së Integrimit Europian;

 

Kandidat  për të vazhduar fazën e dytë të vlerësimit është   znj.  Anila Budri .

 

Procedura e konkurrimit do të zhvillohet në datën  13.11.2024, ora 09.00 në ambientet e Bashkisë Finiq.