Në mbështetje të ligjit nr.139/2015, “Për vetëqeverisjen vendore”, Ligjit nr.7961, dt.12.07.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë” (i ndryshuar), Urdhërit nr. 334, datë 01.02.2024 “Për miratimin e Strukturës dhe Organikës të Institucionit “Tirana Parking”, Institucioni Tirana Parking, shpall procedurat për vendet e lira të punës:
- Drejtor, Drejtoria e shërbimit të parkimit në rrugë, resident, taxi dhe hartografi GIS (kategoria e pages II-B) – 1 vend
- Drejtor, Drejtoria e administrimit të shërbimit të parkimit me pagesë në sheshe dhe terminale (kategoria e pages II-B) – 1 vend
- Inspektor, sektori i inspektimit të parkimit në rrugë, Drejtoria e shërbimit të parkimit në rrugë, resident, taxi dhe hartografi GIS (kategoria e pagës, IV-A) – 1 vend
- Specialist, sektori i kontratave dhe marrëveshjeve, Drejtoria Juridike, (kategoria e pagës, III-B) – 1 vend
- Specialist, Drejtoria Juridike (kategoria e pagës III-B) – 1 vend
- Punonjës shërbimi, Drejtoria e administrimit të shërbimit të parkimit me pagesë në sheshe dhe terminale (kategoria e pagës, klasa VIII) – 2 vende
- Punonjës shërbimi, sektori i shërbimeve mbështetëse, Drejtoria e burimeve njerëzore dhe shërbimeve mbështetëse (kategoria e pagës, klasa VIII) – 1 vend
- Punonjës shërbimi, sektori i monitorimit, Drejtoria e sistemeve te IT-së, monitorimit elektronik (kategoria e pagës, klasa VIII) – 1 vend
PER ME TEPER KLIKONI NE LINKUN BASHKENGJITUR: AKPA shkrese Njoftim shpallje vende vakante dt. 29.10.2024