Në zbatim të nenit 22, të ligjit Nr.152/2013 “Për Nëpunësin Civil” i ndryshuar, si dhe në pikat 2, 3 dhe 4, të Kreut IV, të Vendimit Nr.243, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, “Për pranim, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, të ndryshuar, njësia përgjegjëse e burimeve njerëzore dhe i trajnimeve, pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë, në përfundim të verifikimit përfundimtar të dokumentacionit të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve për pranim në shërbimin civil dhe kërkesave të veçanta të shpallura për konkurrim, për procedurën në kategorinë e nivelit ekzekutiv, ju njofton se, për pozicionin;
- Specialist i Dokumentimit të Seancave në Sektorin e Dokumentimit të Seancave, Njësia e Mbështetjes së Komisioneve, në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, kategoria e pagës IV-1;
Janë kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurrimit kandidatët si më poshtë;
- Ardita Vrioni
- Erina Shira
- Matilda Spaho
Testimi me shkrim do të zhvillohet në datë 04.11.2024, ora 10:00, në ambientet e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Adresa: Rruga “Ana Komnena”, Godina “Poli i Drejtësisë”, Tiranë.
Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet në datë 07.11.2024 ora 10:00, në ambientet e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Adresa: Rruga “Ana Komnena”, Godina “Poli i Drejtësisë”, Tiranë.