INSTITUCIONI I PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS, REZULTATET E VERIFIKIMIT PARAPRAK

Në mbështetje të nenit 25 të ligjit nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të pikave 7 dhe 9, kreut VII të vendimit nr. 243, datë 18.3.2015 të Këshillit të Ministrave, “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar, njësia përgjegjëse e burimeve njerëzore pranë Institucionit të Presidentit të Republikës, në përfundim të afatit ligjor, njofton se për procedurën e lëvizjes paralele, për pozicionin:

  • “Specialist” në Sektorin e Marrëdhënieve me Jashtë, Diasporën dhe Shërbimeve Ceremoniale, Drejtoria e Marrëdhënieve me Jashtë, Diasporën dhe Shërbimeve Ceremoniale, kategoria e pagës IV-1, niveli i kualifikimit 1 ose 2,

 

Nuk ka kandidat të kualifikuar për të vazhduar në fazën e dytë të konkurrimit.