Në mbështetje të nenit 26, të ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, të ndryshuar, të Kreut III, të Vendimit nr. 242, datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, të ndryshuar, njësia përgjegjëse e burimeve njerëzore, e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në përfundim të afatit të ankimit, për përmbushjen e kushteve të ngritjes në detyrë dhe kërkesave të veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, njofton se, për pozicionin;
- 1 (një) Përgjegjës i Sektorit të Raportimeve pranë Bashkimit Europian, në Sektorin e Raportimeve pranë Bashkimit Europian, Kategoria e ulët drejtuese, klasa III-1
Lista e kandidatëve të kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurrimit është si më poshtë vijon:
- Aljona Mansaku
Testimi me shkrim do të zhvillohet në datë 01.11.2024, ora 10:00, në ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, adresa: Rruga “Jordan Misja”, Nr. 1, Tiranë.
Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet në datë 01.11.2024, ora 12:00, në ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, adresa: Rruga “Jordan Misja”, Nr. 1, Tiranë.
Në mbështetje të nenit 22, të ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, të ndryshuar, të pikës 4, shkronja “b”, të Kreut IV, të Vendimit nr. 243, datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, të ndryshuar, njësia përgjegjëse e burimeve njerëzore, e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në përfundim të afatit të ankimit, për përmbushjen e kushteve të pranimit në shërbimin civil dhe kërkesave të veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, njofton se, për pozicionin;
- 1 (një) Specialist i Bashkëpunimit Ndërkombëtar dhe Ndërlidhjes, në Sektorin e Bashkëpunimit Ndërkombëtar dhe Ndërlidhjes për Hetime të Përbashkëta, Kategoria ekzekutive, klasa IV-1
Lista e kandidatëve të kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurrimit është si më poshtë vijon:
- Skerdi Sheshi
Testimi me shkrim do të zhvillohet në datë 31.10.2024, ora 13:00, në ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, adresa: Rruga “Jordan Misja”, Nr. 1, Tiranë.
Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet në datë 31.10.2024, ora 15:00, në ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, adresa: Rruga “Jordan Misja”, Nr. 1, Tiranë.