Në zbatim të ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013, “Për nëpunësin civil”, të ndryshuar, kreut V,
“Lëvizja paralele dhe ngritja në detyrë”, nenit 26, “Plotësimi i vendeve të lira në kategorinë e ulët
apo të mesme drejtuese” dhe vendimit të Këshillit të Ministrave nr.242, datë 18.03.2015, të
ndryshuar, “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, kreut
II, si dhe vendimit të Byrosë nr.73, datë 03.04.2024, “Për disa shtesa dhe ndryshime në strukturën
e administratës së Kuvendit”, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, njofton se:
- Në administratën e tij ka 2 (dy) vende të lira pune, në pozicionin: “Këshilltar” në Shërbimin e
Komisioneve Parlamentare, pranë Shërbimit Legjislativ.
Kategoria e pagës II, klasa I-5.
Në zbatim të ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, kreut V ,
“Lëvizja paralele dhe ngritja në detyrë”, nenit 26 “Plotësimi i vendeve të lira në kategorinë e ulët
apo të mesme drejtuese”, vendimit të Byrosë nr.52 “për disa shtesa dhe ndryshime në strukturën e
Administratës së Kuvendit” datë 26.06.2023, vendimit të Këshillit të Ministrave nr.242, datë
18.03.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, kreut
II, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, njofton se:
- Në Administratën e tij ka 2 (dy) vende të lira pune, në pozicionin: “këshilltar jurist” në
Shërbimin e Përafrimit të Legjislacionit, pranë Shërbimit të Integrimit Europian
a) Kategoria e pagës II, klasa I-5
- Në Administratën e tij ka 1 (një) vend të lirë pune, në pozicionin: “Këshilltar” në Sekretariatin
Teknik të Komisionit për Çështjet Europiane, pranë Shërbimit të Integrimit Evropian
a) Kategoria e pagës II, klasa I-5 - Në Administratën e tij ka 1 (një) vend të lirë pune, në pozicionin: “specialist”, në Sektorin e
Projekteve, pranë Zyrës së Sekretarit të Përgjithshëm.
a) Paga është e kategorisë IV, klasa III-3.
PER ME TEPER KLIKONI NE LINKUN BASHKENGJITUR: NJOFTIM PËR VEND PUNE, specialist në Sektorin e Projekteve, datë 04.10.2024 NJOFTIM PËR VEND PUNE, Këshilltar në Sekretariatin Teknik të Komisionit për Çështjet Europiane, datë 04.10.2024 NJOFTIM PËR DY VENDE PUNE, Këshilltar-jurist në Shërbimin e Përafrimit të Legjislacionit, datë 04.10.2024 NJOFTIM PËR DY VENDE PUNE, Këshilltar në Shërbimin e Komisioneve Parlamentare, datë 04.10.2024