Në zbatim të Rregullores së brendshme administrative të Akademisë së Shkencave, e ndryshuar, shkresës nr. 799/4 prot., datë 16.9.2024 të Komisionit të Përhershëm të Pranimit për listën e kandidatit sipas pikëve të fituara për pozicionin e punës “Punonjës kërkimor-shkencor, në specialitetin studiues i arteve: arkitekturës/planifikimit urban/artit në hapësirën publike”, në Qendrën e Studimit të Arteve, pranë Akademisë së Shkencave, në përfundim të procesit të konkurrimit:
- Z. Stefano Romano shpallet fitues për këtë pozicion pune.
Në zbatim të Rregullores së brendshme administrative të Akademisë së Shkencave, e ndryshuar, shkresës nr. 799/5 prot., datë 16.9.2024 të Komisionit të Përhershëm të Pranimit për listën e kandidatit sipas pikëve të fituara për pozicionin e punës “Punonjës kërkimor-shkencor, specialiteti studiues i arteve: muzikë”, kategoria Doktor i Shkencave-B2, në Qendrën e Studimit të Arteve, pranë Akademisë së Shkencave. në përfundim të procesit të konkurrimit:
- Z. Kreshnik Duqi shpallet fitues për këtë pozicion pune.