Kontrolli i Lartë i Shtetit njofton se Komiteti i Përhershëm i Pranimit, në zbatim të përcaktimeve të ligjit nr. 154/2014, datë 27.11.2014 “Për organizimin dhe funksionimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit”, ligjit nr. 152/2013 “Për Nëpunësin Civil” të ndryshuar, si dhe VKM-së nr. 243 datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” të ndryshuar, në përfundim të procedurave të ndjekura për plotësimin e vendeve të lira në KLSH,
VENDOSI:
Për vendet e lira të shpallura përkatësisht:
- Për 1 (një) vend në pozicionin Auditues i Parë në Departamentin e Auditimit të Vetëqeverisjes Vendore – diplomuar në Master Shkencor në Shkenca Ekonomike, të shpallë fitues kandidatin:
- Luan Zeqaj
- Për 1 (një) vend në pozicionin Auditues i Dytë në Departamentin e Auditimit të Shoqërive Publike dhe Investimeve të Huaja – diplomuar në Master Shkencor në Shkenca Juridike, të shpallë fitues kandidatin:
- Mirlinda Gosturani
- Për 1 (një) vend në pozicionin Specialist i Protokoll – Arkivit në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore – diplomuar në Master Profesional në Gjuhë – Letërsi /Histori /Mësuesi, të shpallë fitues kandidatin:
- Bleona Buzi