Kontrolli i Lartë i Shtetit njofton se Komiteti i Pranimit për Ngritje në Detyrë, në zbatim të përcaktimeve të ligjit nr. 154/2014, datë 27.11.2014 “Për organizimin dhe funksionimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit”, të ligjit nr. 152/2013 “Për Nëpunësin Civil” të ndryshuar, si dhe në VKM nr. 242, datë 18.03.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, të ndryshuar, në përfundim të procedurave të ndjekura për plotësimin e vendeve të lira në KLSH,
VENDOSI:
Për pozicionin e publikuar “Drejtor i Drejtorisë së Auditimit të Brendshëm”, të shpallë fitues kandidatin: Bemir Pajaj
Kontrolli i Lartë i Shtetit njofton se Komiteti i Pranimit për Ngritje në Detyrë, në zbatim të përcaktimeve të ligjit nr. 154/2014, datë 27.11.2014 “ Për organizimin dhe funksionimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit”, të ligjit nr. 152/2013 “Për Nëpunësin Civil” të ndryshuar, si dhe në VKM nr. 242, datë 18.03.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, të ndryshuar, në përfundim të procedurave të ndjekura për plotësimin e vendeve të lira në KLSH,
VENDOSI:
Për pozicionin e publikuar “Kryeauditues në Drejtorinë Juridike”, të shpallë fitues kandidatin: Juljan Hysomema
Kontrolli i Lartë i Shtetit njofton se Komiteti i Përhershëm i Pranimit, në zbatim të përcaktimeve të ligjit nr. 154/2014, datë 27.11.2014 “ Për organizimin dhe funksionimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit”, ligjit nr. 152/2013 “Për Nëpunësin Civil” të ndryshuar, si dhe VKM-së nr. 243 datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” të ndryshuar, në përfundim të procedurave të ndjekura për plotësimin e vendeve të lira në KLSH,
VENDOSI:
Për vendin e lirë të shpallur përkatësisht:
Për 1 (një) vend në pozicionin Auditues i Dytë në Departamentin e Auditimit të Institucioneve Qendrore – diplomuar në Master Shkencor në Shkenca Juridike, të shpallë fitues kandidatin: 1. Paula Kafilaj