AKADEMIA E SHKENCAVE, REZULTATET E VERIFIKIMIT PARAPRAK

Në zbatim të Statutit dhe rregullores së brendshme administrative të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, të ndryshuar, mbështetur në njoftimin e datës 12.7.2024 për vendin e lirë të punës “Punonjës kërkimor-shkencor, në specialitetin studiues i arteve: arkitekturës/planifikimit urban/artit në hapësirën publike, kategoria “Doktor i Shkencave”-B2, në Qendrën e Studimit të Arteve, pranë Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe shkresën e Njësisë Përgjegjëse të Personelit të datës 4.9.2024, lista e kandidaturave të cilat kalojnë në fazën e mëtejshme pas verifikimit paraprak të plotësimit të kritereve të përgjithshme dhe të veçanta, është si më poshtë:

 

  1. Stefano Romano

 

Vlerësimi do të bëhet me datë 13.9.2024, prej orës 11:00.

 

 

Në zbatim të rregullores së brendshme administrative të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, të ndryshuar, mbështetur në njoftimin e datës 17.7.2024 për vendin e lirë të punës Drejtor i Qendrës së projekteve dhe koordinimit të kërkimit shkencor, kategoria II-1, pranë Akademisë së Shkencave të Shqipërisë” dhe shkresën e Njësisë Përgjegjëse të Personelit të datës 3.9.2024, lista e kandidaturave të cilat kalojnë në fazën e mëtejshme pas verifikimit paraprak të plotësimit të kritereve të përgjithshme dhe të veçanta, është si më poshtë:

 

  • Alda Dhamo
  • Enika Abazi

 

Vlerësimi do të bëhet me datë 13.9.2024, prej orës 11:00.