Në zbatim të nenit 26, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, të pikës 24, të Kreut III, të VKM nr. 242, datë 18/03/2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar, njësia përgjegjëse e burimeve njerëzore e Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të ngritjes në detyrë dhe pranimit nga jashtë shërbimit civil dhe kërkesave të veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, ju njofton se, për pozicionet:
- 1 (një) Ndihmës Inspektor, Njësia e Ndihmës Inspektorëve, pranë Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë- klasa-II-I.
Kandidati/kandidatët i/e kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurrimit sipas procedurës së ngritjes në detyrë dhe pranimit nga jashtë shërbimit civil është/janë:
- Ngritje në detyrë:
- Grid Marku
- Pranim nga jashtë shërbimit civil:
- Adora Dautaj
- Aurora Gëllçi (Dine)
- Eranda Bënçaj
- Irma Lamçe
Testimi me shkrim do të zhvillohet në datë 13.09.2024, ora 09:00, në ambientet e Zyrës së Inspektorit të Lartë Drejtësisë, Rruga “Abdi Toptani”, Nd. 5, (tek Avokatura e Shtetit), Tiranë.
Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet në datën 13.09.2024, ora 11:00, në ambientet e Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, Rruga “Abdi Toptani”, Nd. 5, (tek Avokatura e Shtetit), Tiranë.