Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.5.2013 “Për Nëpunësin Civil”, i ndryshuar, Kreu V – “Lëvizja paralele dhe ngritja në detyrë”, nenit 26 dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 242, datë 18.3.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, ju dërgon bashkëlidhur:
Njoftimin e datës 30.8.2024, mbi rezultatet e verifikimit paraprak në procedurën “Lëvizja Paralele” për 1 (një) vend të lirë pune në kategorinë e nëpunësve civilë të ulët drejtues, në pozicionin “Përgjegjës në Sektorin e Arkiv-Protokollit dhe Administrimit të Deklaratave të Pasurisë”, në ILDKPKI.
Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.5.2013 “Për Nëpunësin Civil”, i ndryshuar Kreu V- “Lëvizja paralele dhe ngritja në detyrë”, neni 26 dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.242, datë 18.3.2015, “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, për 1 (një) vend të lirë pune në pozicionin “Përgjegjës në Sektorin e Arkiv-Protokollit dhe Administrimit të Deklaratave të Pasurisë”, në ILDKPKI njofton se:
Nga procedura “Lëvizja Paralele” për 1 (një) vend të lirë pune, të nivelit të ulët drejtues, në pozicionin “Përgjegjës në Sektorin e Arkiv-Protokollit dhe Administrimit të Deklaratave të Pasurisë” në Inspektoratin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, nuk është paraqitur asnjë kandidaturë dhe pozicioni i mësipërm rezulton ende vakant.
Procedura për lëvizje paralele mbyllet pa asnjë kandidat fitues.
Konkurrimi do të vazhdojë me plotësimin e vendeve të lira të punës, sipas Kreut V- “Lëvizja paralele dhe ngritja në detyrë”, të Ligjit nr. 152/2013, datë 30.5.2013 “Për Nëpunësin Civil”, i ndryshuar dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 242, datë 18.3.2015, “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar, Kreu III, “Ngritja në Detyrë”.
Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, në zbatim të ligjit nr.152/2013, datë 30.5.2013 “Për Nëpunësin Civil”, i ndryshuar, Kreu V – “Lëvizja paralele dhe ngritja në detyrë”, nenit 25 “Lëvizja paralele në kategorinë ekzekutive” dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.243, datë 18.3.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës, dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar, ju dërgon bashkëlidhur:
Njoftimin e datës 30.8.2024, mbi rezultatet e verifikimit paraprak në procedurën “Lëvizje Paralele” për 1 (një) vend të lirë pune të kategorisë ekzekutive në grupin e pozicioneve të administrimit të posaçëm në pozicionin “Specialist në Sektorin e Zhvillimit dhe Mirëmbajtjes së Infrastrukturës”, në ILDKPKI.
Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave në zbatim të ligjit nr.152/2013, datë 30.5.2013 “Për Nëpunësin Civil”, i ndryshuar dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.243, datë 18.3.2015, “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës, dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar, për një vend të lirë pune të kategorisë ekzekutive në grupin e pozicioneve të administrimit të posaçëm në pozicionin “Specialist në Sektorin e Zhvillimit dhe Mirëmbajtjes së Infrastrukturës”, në ILDKPKI, njofton se:
Nga procedura “Lëvizja Paralele” për 1 (një) vend të lire pune, të kategorisë ekzekutive në grupin e pozicioneve të administrimit të posaçëm Specialist në Sektorin e Zhvillimit dhe Mirëmbajtjes së Infrastrukturës në Inspektoratin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, nuk është paraqitur asnjë kandidaturë dhe pozicioni i mësipërm rezulton ende vakant.
Procedura për lëvizje paralele mbyllet pa asnjë kandidat fitues.
Konkurrimi do të vazhdojë me plotësimin e vendeve të lira të punës, sipas Kreut IV-“Pranimi në shërbimin civil”, të ligjit nr.152/2013, datë 30.5.2013 “Për Nëpunësin Civil”, i ndryshuar dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 243, datë 18.3.2015, “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës, dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar, Kreu II, “Pranimi në shërbimin civil”.
Për sqarime, mund të kontaktoni në adresën e Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, në adresën: Rruga “Reshit Çollaku”, Tiranë, si dhe të konsultoni faqen zyrtare të internetit: www.ildkpki.al.