Në zbatim të nenit 22 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe si dhe të Kreut II, të Vendimit Nr. 243, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore në Bashkinë Lezhë, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të pranimit në shërbimin civil dhe kërkesave të veçanta të shpallura në shpalljen për konkurrim për procedurën e shpallur për konkurim për grupin e pozicioneve:
- Specialist i Mbledhjes së Borxheve, Sektori i Mbledhjes dhe Menaxhimit të Borxhit, Drejtoria e Taksave dhe Tarifave Vendore, Bashkia Lezhë – Kategoria III-b,
- Specialist i Mbledhjes së Borxheve, Sektori i Mbledhjes dhe Menaxhimit të Borxhit, Drejtoria e Taksave dhe Tarifave Vendore, Bashkia Lezhë – Kategoria III-b,
- Specialist për Vlerësimin dhe Regjistrimin për Njësitë Administrative, Sektori i Regjistrimit dhe Vlerësimit, Drejtoria e Taksave dhe Tarifave Vendore, Bashkia Lezhë – Kategoria III-b.
Njofton se kandidatët e kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të vleresimit janë:
- Silva Marku,
- Aldo Gjini,
- Erjona Martini,
- Viktor Tuci.
Testimi me shkrim do të zhvillohet, në ambientet e Qendrës Kulturore të Fëmijëve Lezhë, në datën 02.09.2024 ora 10:00 , kandidatët të cilët kanë grumbulluar në më shumë se gjysmën e pikëve e do të kalojnë në intervistën e strukturuar me gojë