Zyra e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, Rezultatet e Verifikimit Paraprak

Në zbatim të nenit 26, të ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, të pikës 13, të Kreut II, të VKM nr. 242, datë 18/03/2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar, njësia përgjegjëse e burimeve njerëzore e Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të lëvizjes paralele dhe kërkesave të veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, njofton se, për pozicionin:

 

  • 2 (dy) Ndihmës Inspektor, Njësia e Ndihmës Inspektorëve, pranë Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë – Klasa II-1.

 

Kandidati/kandidatët i/e kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurrimit është/janë: Gentiana Milkani

Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet në datën 27.08.2024 ora 12:00, në ambientet e Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, Rruga “Abdi Toptani”, Nd. 5, kati 3, (tek Avokatura e Shtetit), Tiranë.