KONTROLLI I LARTË I SHTETIT, REZULTATET E VERIFIKIMIT PARAPRAK

Drejtoria e Burimeve Njerëzore, në zbatim të përcaktimeve të ligjit 152/2013, “Për Nëpunësin Civil” të ndryshuar, VKM-së nr. 243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” të ndryshuar, ka zhvilluar verifikimin paraprak të kandidatëve për pozicionin vakant në KLSH të shpallura me Urdhrin e Brendshëm të Kryetarit të KLSH nr. 76, datë 15.07.2024 për:

  • 1 (një) vend në pozicionin “Auditues i Dytë në Departamentin e Auditimit të Institucioneve Qendrore” – diplomuar në Master Shkencor në Shkenca Juridike.

Në përfundim të procesit të verifikimit,

 

                                           KONSTATOI:

 

Plotësojnë kriteret e kërkuara për të vazhduar konkurrimin për pozicionin e sipër cituar kandidatët:

 

  1. Adriatik Paci
  2. Endri Haveri
  3. Erina Shira
  4. Klajdi Gjeçi
  5. Laureta Viluni
  6. Londisa Çumani
  7. Luljeta Cani
  8. Mirlinda Gosturani
  9. Paula Kafilaj
  10. Xhuljan Zaimi

 

Testimi me shkrim do të zhvillohet më datë 27.08.2024, ora 11:00 në ambientet e KLSH-së.

 

Ankesat për rezultatet e verifikimit paraprak të bëhen brenda 5 ditëve kalendarike pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore në KLSH.