Në zbatim të ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013, “Për nëpunësin civil”, të ndryshuar, kreut IV –
“Pranimi në shërbimin civil”, neni 22, pika 5 dhe nenit 23, pika 1, si dhe vendimit të Këshillit të
Ministrave nr.243, datë 18.03.2015, “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe
emërimin në kategorinë ekzekutive”, kreut III, “Komiteti i Përhershëm i Pranimit për nivel
ekzekutiv”, pika 3 dhe kreut IV, “Konkurrimi”, pika 20, Komiteti i Përhershëm i Pranimit në
përfundimin e procedurës të testimit me shkrim, vlerësimit të CV, intervistës të strukturuar me
gojë, për konkursin në pozicionin:
- “Specialist”, në Shërbimin e Protokollit pranë Shërbimit të
Marrëdhënieve me Jashtë, vendosi përfundimin e konkursit, pa asnjë kandidat fitues.