Në zbatim të nenit 32, të Ligjit Nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të Kreut VIII, të Vendimit Nr. 118, datë 05/03/2014, të Këshillit të Ministrave,
Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore në Institucionin e Bashkisë Rrogozhinë, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të ngritjes në detyrë dhe pranim në shërbimin civil, dhe kërkesave të veçanta të shpallura në shpalljen për konkurrim, njofton se
– kandidati i kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të vlerësimit për pozicionin Sekretar I Përgjithshëm është:
- Znj.Anita Hakani
Testimi me shkrim do të zhvillohet në datën 01.08.2024 ora 10.00, në ambientet e Bashkisë Rrogozhinë (Këshilli Bashkiak).