Në zbatim të nenit 22 dhe të nenit 25, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, të Vendimit Nr. 243, datë 18/03/2015, “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” të Këshillit të Ministrave, Njësia e Menaxhimit te Burimeve Njerëzore pranë Bashkisë Pogradec shpall procedurat e lëvizjes paralele dhe të pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive, për pozicionin:
- 2 (Dy) Pozicione – Specialist i teknologjisë së informacionit, Sektori i Menaxhimit të Burimeve Njerëzore, Çështjeve Administrative, Drejtoria e Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve Mbështetëse, Kategoria e pagës IV-a.
- 2( dy) pozicione – Specialist për ndihmën ekonomike dhe shërbimin social, pranë Sektorit të ndihmës ekonomike dhe Shërbimit Social , Drejtoria e Shërbimit Social , Kategoria e pagës IV-a.
- 1( një) pozicion – Specialist për emergjencat civile dhe shërbimit social, Sektori i Emergjencave Civile dhe Strehimit Social, Drejtoria e Emergjencave, Strehimit dhe Administrimit të Tokës bujqësore në NJ.A , Transportit dhe Shërbimeve , Kategoria e pagës IV-a.
- 1 (një) Pozicion – Specialist i Burimeve Njerëzore, Sektori i Menaxhimit të Burimeve Njerëzore, Çështjeve Administrative, Drejtoria e Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve Mbështetëse, Kategoria e pagës III-b.
- 2 (Dy) Pozicione – Specialist për marrëdhënien me publikun, Sektori i Marrëdhënieve me Publikun, Drejtoria e Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve Mbështetëse, Kategoria e pagës IV-b.
- 1( një) pozicion – Specialist finance, Sektori i Financave dhe Kontabilitetit, Drejtoria Ekonomike dhe Menaxhimit Financiar, Kategoria e pagës III-b
- 1(një) pozicion – Specialist për zhvillimin dhe promovimin e turizmit, Sektori i Turizmit dhe Rinisë, Drejtoria e Turizmit, Trashëgimisë Kulturore dhe Rinisë, Kategoria e pagës IV-a.
PER ME TEPER KLIKONI NE LINKUN BASHKENGJITUR: Specialist per zhvillimin dhe promovimin e turizmit Specialist finance , Shpallje Specialist per marredhenien me publikun (2) Specialist i BURIMEVE Specialist për emergjencat civile dhe strehimin social Shpallje specialist për ndihmën ekonomike dhe shërbimin social Specialist i teknologjise