Këshilli i Lartë Gjyqësor, Rezultatet e Verifikimit Paraprak

Bazuar në ligjin nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, neni 22 dhe VKM nr. 243, datë 18.3.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar, kreu IV, pika 5 dhe pika 6, si dhe në përfundim të afatit të ankimimit pas verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve minimale dhe kërkesave të veçanta për pranimin nga jashtë në shërbim civil, të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, për 1 (një) vend, në pozicionin Specialist, Sektori i Burimeve Njerëzore dhe Trajnimeve për Magjistratët (kategoria ekzekutive, IV-1), në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore, në Departamentin e Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve Administrative, pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor, ju njoftojmë se:

 

– Në përfundim të procedurës së ankimimit, kandidatët e kualifikuar për të vazhduar konkurrimin sipas procedurës së pranimit nga jashtë shërbimit civil, janë:

  • Arben Peci,
  • Erina Shira,
  • Erjola Përlesi,
  • Genti Shaqiri,
  • Gentjan Muka,

 

-Testimi me shkrim, ku do të vlerësohen njohuritë në lidhje me bazën ligjore të shpallur në fazën e parë, do të zhvillohet më datë 19.07.2024, ora 10.00, pranë ambienteve të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

– Njoftimi dhe komunikimi me kandidatët, për rezultatin e testimit me shkrim, për procesin e vlerësimit të jetëshkrimit dhe zhvillimit të intervistës së strukturuar me gojë, do të jetë nëpërmjet adresës së email të secilit kandidat.