Komiteti i Pranimit në përputhje me përcaktimet e ligjit 152/2013, ”Për Nëpunësin Civil” të ndryshuar dhe VKM-së nr. 243 datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” të ndryshuar,
KONSTATOI:
Për vendet e lira të publikuara përkatësisht:
Për 1 (një) vend në pozicionin Auditues i Dytë në Departamentin e Auditimit të Vetëqeverisjes Vendore – diplomuar në Master Shkencor në Shkenca Juridike, mori pjesë kandidati:
Bledar Koçi
Ka marrë pikët e nevojshme për të kaluar në fazën e intervistës së strukturuar me gojë kandidati: Bledar Koçi
- Për 1 (një) vend në pozicionin Auditues i Dytë në Departamentin e Auditimit të Institucioneve Qendrore – diplomuar në Master Shkencor në Shkenca Politike, mori pjesë kandidati: Ardiana Laskaj
Kandidati nuk ka marrë pikët e nevojshme për të kaluar në fazën e intervistës së strukturuar me gojë.
Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet ditën e Premte, më datë 19.07.2024 ora 10:00, në ambientet e KLSH-së.
Ankesat për rezultatet e testimit me shkrim mund të bëhen brenda 5 ditëve kalendarike pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore në Kontrollin e Lartë të Shtetit.